Juventus konfirmon operimin e mesfushorit gjerman

Juventus humbet për disa kohë shërbimet e Sami Khedira-s. Mesfushori gjerman do t’i nënshtrohet nesër një ndërhyrje në gju, pasi në ditët e fundit ka ndjerë dhimbje.

 

Në bazë të analizave të rezonancës magnetike është parashikuar një ndërhyrje nga profesori Ulrich Boenisch në Augsburg, Gjermani. Mesfushori ka kohë që vuan nga problemet me gjurin dhe nuk ishte në fushë gjatë barazimit 2-2 të Juves ndaj Sassuolo-s të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmtimi i tij do të krijojë më shumë hapësira për Emre Can dhe Rabiot, të cilët janë aktivizuar pak gjatë këtij fillim sezoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?