Juventus kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës, sërish protagonist Vlahovic (VIDEO)

Juventus është kualifikuar me shumë vështirësi për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, duke marrë një fitore 2-1 ndaj Sassuolos. Skuadra bardhezi zhbllokoi rezultatin pas tri minutash lojë me një gol të bukur të Dybalas brenda zonës.

Miqtë shtuan presionin duke barazuar shifrat në minutën e 24-t, falë një perle të Hamed Traore, i cili e dërgoi topin në trekëndësh. Juventus  reagon më shumë në pjesën e dytë ku krijon pafund rste në portën e Pegolo, që bën disa ndërhyrje të jashtëzakonshme.

Kur dukej se gjithçka do të shkonte drejt një shtese, Dusan Vlahovic bën gjithçka mirë në zonën e kundërshtarëve duke arritur që të shënojë gol, i ndihmuar edhe nga një devijim i Ruan në fund për në kuadrat. Në gjysmëfinale Juventus do të sfidojë Fiorentinën, që mposhti 3-2 Atalantën. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?