Juventus lodhet nga dëmtimet e shumta, nxjerr në shitje mesfushorin
Juventus është lodhur nga mesfushori Sami Khedira. Mesfushori gjerman u dëmtua para ndeshjes me Napolin në Kupën e Italisë dhe pritet të mungojë të paktën 2 muaj. Kjo do të thotë se ai ka mbyllur sezonin dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajneri Maurizio Sarri në vazhdim.
“Gazzetta dello Sport” shkon dhe përtej saj, pasi shkruan se lojtari mund të ketë luajtur ndeshjet e tij të fundit me Juven në gjysmëfinalen ndaj Milanit në Kupën e Italisë.
Drejtuesit janë gati ta shesin dhe të heqin dorë nga pagesa e tij e majme prej 6 milionë eurosh. Destinacioni i ri i Khedirës pritet të jetë kampionati amerikan i futbollit. MLS e pret me krahëhapur 33-vjeçarin dhe mesfushori gjerman mund të tundohet.