Juventus me 8 mungesa ndaj Empolit të Bajramit

Lista e dëmtimeve te skuadra e Juventusit sa vjen dhe shtohet. Trajneri Massimiliano Allegri edhe pse shfaqet gjithmonë optimist, është i detyruar që në transfertën e radhës ndaj Empolit të ketë shumë mungesa.

Të shtunën bardhezinjtë nuk do të kenë në dispozicion plotë 8 futbollistë. Bëhet fjalë për McKennie, Kaio Jorge, Dybala, Rugani, Bernardeschi, Chiellini, Alex Sandro dhe Chiesa.

Thuajse një skuadër e tërë në infermieri. I fundit që ju bashkua listës është Kaio Jorge, i cili u dëmtua me skuadrën e U23. Sulmuesi i ri brazilian është operuar në gjurin e djathtë dhe do të mungojë plotë 8 muaj. Allegri shpreson që të paktën të ketë për ndeshjen e kthimit ndaj Villarealit mbrojtësin Alex Sandro dhe Bernandeschin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?