Juventus me fanella speciale në gjuhën arabe në finalen e Superkupës
Të dielën në Superkupën e Italisë ndaj Lazios, Juventus do të zbresë në fushë me një fanellë speciale. Bardhezinjtë do të veshin një uniformë me kaligrafinë tradicionale arabe, projektuar në bashkëpunim me artistin e famshëm të kaligrafisë saudite-marokene, Shaker Kashgari.
Uniforma Adidas do të ketë brenda fanellës dhe numrit një përkthim tradicional të dizajnit kaligrafik arab që evidenton fjalën Juventus, me edhe emrin e çdo lojtari të shkruar në tekst arab.
“Me këtë zgjedhje duam të vlerësojmë një formë të artit tradicional. Juventus tregon edhe njëherë se është pranë tifozëve të gjithë botës e edhe këtë herë kërkon të surprizojë me një fanellë unike, që konfirmon edhe hapjen ndaj eksplorimeve të territoreve të reja komunikativë”, ka thënë një nga drejtuesit e bardhezinjve, Giorgio Ricci. /Koha Jone/