Juventus me ndryshime në formacionin ndaj SPAL, Manaj e nis nga stoli

Juventus do të tentojë të marrë fitoren e parë në këtë sezon në Seria A, në momentin e saj më të vështirë ndoshta të viteve të fundit. Bardhezinjtë do të luajnë në fushën e Spezias, por vendasit nuk i kanë besuar Rey Manajt në formacionin shartues për këtë ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares sonë me shumë mundësi do të ketë hapësira në fraksionin e dytë.

Allegri në krahun tjetër ka bërë disa ndryshime. Në mbrojtje është rikthyer De Ligt në qendër, ndërkohë që De Sciglio ka marrë vendin e Alex Sandros. Në mesfushë Mckennie zë vendin e Locatellit, ndërkohë që Chiesa do të jetë në krahun e djathtë. Në sulm bardhezinjtë i besojnë dyshes Kean dhe Dybala, me Moratën që do ta nisë nga stoli.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?