Juventus me një qendërsulmues ndaj Sampdorias, vetëm shqiptari Vrioni
Juventus do të zbresë sonte në mbrëmje për të luajtur sfidën e parë për këtë sezon, në të cilën synon titullin e 10-të radhazi. Andrea Pirlo për këtë ndeshje do të ketë mungesa të shumta, por lajmi më i mirë është se në listën për duelin me Sampdorian, sulmuesi i vetëm në listë është një shqiptar: Giacomo Vrioni.
Sulmuesi i ekipit U-23 debutoi sezonin e kaluar në Seria A me fanellën e ekipit torinez, por mund të ketë shansin për të luajtur sërish duke marrë në konsideratë faktin se skuadra italiane nuk ka asnjë sulmues në dispozicion.
Juventus nuk ka mundur që të gjejë një qendërsulmues, edhe pse është përfolur shumë për Dzekon dhe Suarez. Pritet të shohim nëse do të ketë sot minuta për Vrioni. /R.Lika-Koha Jone/