Juventus mendon blerjen e Moratës, presidenti i Atleticos: Duhet të paguani!

Alvaro Morata është njeriu i momenti te skuadra e Juventusit, duke qenë lojtari më i spikatur në këtë fillim sezoni. Sulmuesi spanjoll ka magjepsur gjithë bardhezinjtë, që po mendojnë blerjen përfundimtare të tij për shifrën e 45 milionë eurove.

Akordi me “Los Colchoneros” është arritur në momentin e transferimit në huazim. Bardhezinjtë mund ta marrin në verë duke derdhur 45 milionë euro, por mund ta shtyjnë për një tjetër sezon duke paguar 10 milionë të tjerë ose mund ta blejnë në fund të sezonit 2021-2022 për 35 milionë. Opsione të ndryshme, por që të gjitha arrijnë në shifrën e 45 milionë eurove.

Presidenti Enrique Cerezo është shprehur se nuk ka vend për diskutim: “Është një lojtar i Atletico Madrid, ka shkuar në huazim për dy vjet. Juventus ka një opsion për ta blerë, nëse e do duhet të paguajë . Tani Morata e gjeti rrugën dhe po vrapon. Meriton gjithçka është duke bërë”, ka thënë ai për “El Larguero”.

SHKARKO APP