Juventus mendon për zëvendësuesin e Douglas Luiz, piketon ish-lojtarin e Fiorentinës

Pas mungesës së papritur të Douglas Luiz në grumbullimin e parë të Juventusit , drejtuesit bardhezi janë detyruar të rishikojnë urgjentisht strategjinë për mesfushën. Fillimisht, ky repart nuk ishte në listën e prioriteteve të drejtorit sportiv Comolli, por qëndrimi i brazilianit e ka detyruar klubin të veprojë menjëherë për të gjetur një alternativë për t’u alternuar me Locatelli dhe Thuram.

Sipas “Tuttosport”, në listën e Juventusit është futur një emër i njohur për Serinë A: marokeni Sofyan Amrabat. 28-vjeçari është blerë përfundimisht nga Fenerbahçe për 12 milionë euro nga Fiorentina, por klubi turk nuk do të ishte i pakapërcyeshëm në rast të një oferte rreth 15 milionë euro.

Megjithatë, pengesa kryesore mund të jetë rroga e lojtarit, pasi Amrabat kërkon një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, një shifër që tejkalon politikën aktuale të pagave te Juventus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Igor Tudor do ta mirëpriste me kënaqësi mesfushorin, por për të njëjtin lojtar ka interes edhe nga Atalanta. Pavarësisht konkurrencës, Juventus mund të ketë një përparësi: serbi Filip Kostic është në dalje nga skuadra dhe Fenerbahçe do të dëshironte rikthimin e tij pas paraqitjeve të mira sezonin e fundit. Ky shkëmbim potencial mund të lehtësojë marrëveshjen dhe të sjellë Amrabatin në Torino.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?