Juventus merr futbollistin shqiptar të skuadrës së Baselit

Juventus nuk kërkon të humbasë asnjë nga talentet më të mirë në qarkullim. Në orbitën e klubit torinez janë edhe futbollistët shqiptar, teksa pas Elvis Kabashit dhe Andi Zeqirit, nga Zvicra është arritur akordi me Baselin për Albian Hajdarin.

Bëhet fjalë për një mbrojtës 17-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Basel dhe që ka lindur në Zvicër (pjesë e ekipit U-17).

Hajdari ka firmosur për 3 vite dhe do të vihet si në shërbim të ekipit Primavera, ashtu edhe për Juventusin U-23 dhe ekipin e parë. Hajdari është  një mbrojtës i shpejtë, me një fizikë të zhvilluar dhe teknik.

SHKARKO APP