Juventus mund me përmbysje Lazion, shkëlqen Morata me dopietë (VIDEO)

Juventus mbrëmjen e sotme ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje 3-1 ndaj Lazios, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion. Mes shumë mungesave, sfida e bardhezinjve nisi në “malore”, teksa Kulusevski i dhuroi një asit Correa-s në minutën e 14-t, për të kaluar bardhekaltrit në avantazh.

Kundërpërgjigja e Juventusit vjen në fundin e pjesës së parë, me Rabiot që shkarkoi të majtën në portën e Reinës, i cili nuk arriti që ta ndalte. Në fillimin e pjesës së dytë bardhezinjtë shtojnë ndjeshëm presionin, duke arritur që të shënojnë dy gola të shpejtë për 3 minuta.

Morata me një kundërsulm dhe me një penallti të fituar nga Ramsey, arrin që të vendos qetësinë te bardheinjtë. Sinjale pozitive dhanë Arthur, Bonucci dhe Cuadrado që u rikthyen nga dëmtimi. Juventus mbetet në vendin e tretë me 52 pikë, vetëm një më pak se Milani. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP