Juventus mund me “poker” Torinon në derbi, Ronaldo shënon me goditje të lirë (VIDEO)
Juventus nuk njeh rivalë në këtë fund sezoni në Seria A. Bardhezinjtë shkatërruan 4-1 në derbi ekipin e Torinos. Sarri i besoi të njëjtit formacion, teksa në fushë Dybala dhe Ronaldo sërish do të ishin protagonist absolut.
Argjentinasi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 3-të me një gol shumë të bukur duke shmangur dy kundërshtar në zonë. Cuadrado dyfishoi shifrat, ndërkohë që Belotti shkurtoi shifrat në fundin e shtesës së fraksionit të parë.
Në minutën e 61-të, Ronaldo i dha fund mallkimit duke shënuar nga goditja e dënimit. 3 minuta nga fundi, Djidji shënoi në portën e tij. Me këtë fitore bardhezinjtë provojnë të shkëputen në krye të renditjes me 75 pikë, 7 më tepër se Lazio e vendit të dytë, që në mbrëmje do të përballet me Milanin në “San Siro”.
Gianluigi Buffon luajti takimin numër 648 në kampionat dhe vendosi një rekord si lojtari me më shumë ndeshje në Serinë A, bardhezinjtë bënë gjithçka mirë dhe morën një 3-pikësh tërësisht të merituar.