Juventus mund me “poker” Udinesen, “jashtëtokësori” Ronaldo thyen rekordin e Pele (VIDEO)
Viti 2021 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Juventusin dhe Cristiano Ronaldon. Bardhezinjtë fituan thellë 4-1 ndaj Udineses. Bardhezinjtë vuajtën disi në minutat e para, por do të arrinin që të zhbllokonin rezultatin. Në minutën e 31-të, Ronaldo me një aksion personal lëshon një të djathtë të fortë që përfundon në rrjetë.
Në fillimin e pjesës së dytë Juventus shënon edhe golin e dytë me Chiesa-n. Më pas Ramsey-it i anulohet një gol, ndërkohë që do të vinte edhe goli i dytë i Cristiano Ronaldos në minutën e 70-të. Në fakt ishte i veçantë, pasi portugezi ka parakaluar Pele-n për numrin e golave të shënuar në karrierë, 758 nga 757 të legjendës braziliane.
Numra të frikshme të CR7, teksa kujtojmë se këtë sezon ka shënuar 14 gola në 14 javët e para e para. Në kohën shtesë, Udinese shënoi golin e nderit me Zeegelaar, ndërkohë që Dybala realizoi golin që vulosi fitoren. Juventus mbetet në vendin e pestë me 27 pikë, 10 më pak se Milani, por me një ndeshje më shumë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/