Juventus mund me vuajtje Sassuolon, Ronaldo rigjen golin (VIDEO)

Juventus arrin të marrë fitoren e tretë radhazi, edhe pse me vuajtje ndaj Sassuolos. Kampionët e Italisë triumfuan 3-1, edhe pse luajtën për një pjesë loje më një lojtarë më shumë. Në fundin e pjesës së parë Obiang u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Chiesa-s.

Në fillimin e pjesës së dytë menjëherë Juventusi gjeti golin e avantazhit me Danilon, i cili shënoi me një goditje fantastike nga distanca. Sassuolo nuk dorëzohet, madje arrin që të shënojë pas 8 minutash me Defrel, që bën gjithçka mirë në zonën e ekipit torinez.

Skuadra e Pirlos humbet shanse të shumta shënimi, por këmbëngulja e tyre do të shpërblehej në fund, teksa Aaron Ramsey, e ka të thjeshtë që të shënojë me portën e boshatisur. Në fundin e ndeshjes kishte kohë edhe për një gol të Ronaldos, i cili konkretizon një kundërsulm të shpejt.

Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë, vetëm një më pak se Roma, por dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP