Juventus mund Napolin në “San Paolo” dhe hipotekon titullin e 8-të radhazi (VIDEO)

Vetëm matematika tashme ia ndalon Juventusit, që të quhet kampion i Italisë për herë të 8-t radhazi. Bardhezinjtë kanë arritur që të marrin një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në transfertën ndaj Napolit, duke e çuar në 16 pikë diferencën ndaj tyre.

Në minutën e 25-të, portieri Meret ndali Ronaldon në hyrje të zonës, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Miralem Pjanic mori përsipër goditjen e dënimit, duke arritur që të mposhtë portierin Ospina me një goditje magjike. Napoli kishte mundësinë për të barazuar vetëm pas disa sekondash me Zielinskin, por polaku ishte i pafat, pasi topi u përplas në shtyllë.

Në minutën e 39-të, Juventus dyfishon shifrat me Emre Can. Mesfushori turko-gjerman realizoi me një goditje me kokë që u prek edhe nga Hysaj në fund. Në fillimin e pjesës së dytë ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë, pasi Pjanic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë me 10 futbollistë bardhezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli përfitoi nga momenti i vështirë i ekipit të Allegrit duke ngushtuar shifrat me Callejon. 6 minuta nga fundi gjyqtari dha një penallti për Napolin pas një prekje të topit me dorë nga Alex Sandro, por nga pika e bardhë Insigne do të ndalej nga shtylla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventus ruajti deri në fund fitoren duke vijuar ecurinë fantastike, pasi tashmë gjenden në kuotën e 72 pikë, 16 më shumë se Napoli. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?