Juventus mund pastër Salernitanën dhe shkon vetëm -1 pikë nga Interi (VIDEO)

Juventus harron shumë shpejt eliminimin në Champions League, duke marrë një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Salernitanës për të ringjallur shpresat për titullin kampion.

Skuadra torineze do të zhbllokonte rezultatin pas vetëm 5 minutash lojë, me Dybala-n që bën gjithçka mirë në zonë pas një kombinimi me Vlahovic. Sulmuesi serb do të dyshonte avantazhin në minutën e 29-të me një goditje me kokë brenda zonës.

Juventus menaxhoi rezultatin në fraksionin e dytë, ndërkohë që kishte dhe shanse të tjera shënimi. Bardhezinjtë mbeten në vendin e katërt me 59 pikë, vetëm një më pak se Interi, që do ta ketë rivalin e ardhshëm në kampionat pas pauzës së kombëtareve. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?