Juventus-Napoli mbetet ende në rrezik për të mos t’u luajtur

Mbetet ende në rrezik zhvillimi i ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit. Testet e fundit molekulare të kryera nga skuadrat mund të bëjnë që të merret një vendim për anulimin e ndeshjes nga ASL në Piemonte, duke i ndalur ekipet që të zbresin në fushë.

19 futbollistë nga skuadra e Napolit kanë udhëtuar dje për të luajtur duelin ndaj bardhezinjve, por vetëm 15 prej tyre janë në dispozicion. Zielinski, Lobotka dhe Rrahmani kanë pasur kontakte të afërta me lojtarët që kanë dalë pozitive, dhe nuk kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës.

Juventus ndërkohë është i vendosur për të luajtur, pasi ka një situatë të mirë. Arthur dhe De Ëinter, që ishin te infektuar, janë rikthyer negativ dhe mund të ribashkohen me skuadrën. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?