Juventus në kërkim të një bomberi, nisin tratativat me Icardin
Juventusi po vuan në realizimin e golave këtë sezon pas largimit të Cristiano Ronaldos. Transferimi i një bomberi është objektivi kryesor në merkaton e janarit. Në pistë prej kohësh ka dalë emri i Mauro Icardit, i cili shikohet si njeriu gol nga bardh e zinjtë dhe mund të zgjidhi “hallet” e Juventusit para portës së kundërshtarëve.
Juventusi shpreson të në nënshkruajë për një huazim 6-mujor me opsion blerjeje në fund të sezonit. Ky është një destinacion mjaft i mirë edhe për argjentinasin që po vuan së tepërmi mungesën e hapësirave, pasi ka luajtur vetëm në 18 ndeshje, duke shënuar 3 gola.
Për blerjen përfundimtare më pas skuadra torineze mund të përfshijë edhe ndonjë futbollistë, ndërkohë që në verë synimi kryesor do të jetë transferimi i Vlahovic nga Fiorentina.
KOHA JONË SONDAZH

