Juventus në kërkim të një sulmuesi, piketon bomberin e Hoffenheim
Andrej Kramaric së fundmi ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit për sezonin e ardhshme. Sulmuesi kroat ka spikatur te Hoffenheim në Bundesligë dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha.
Ish-sulmuesi i Leicesterit u transferua në Bundesligë në vitin 2016 dhe në 6 vitet e fundit është bërë golashënuesi më i mirë i historisë për Hoffenheim, duke shënuar 101 gola në 210 ndeshje.
30-vjeçarit i përfundon kontrata në verën e këtij viti ndaj dhe shihet si një mundësi shumë e mirë për bardhezinjtë. Gjithsesi nuk do të jetë një operacion shumë i thjeshtë, pasi në garë janë dhe Interi e Milani.
Kramaric mund të luajë edhe si sulmues i parë edhe si i dytë, prandaj shihet si partneri ideal i Dusan Vlahovic, nëse largohet Morata apo Dybala.
KOHA JONË SONDAZH

