Juventus ngulmon për rikthimin e Kolo Muani, por duhet të bind PSG
Shumë emra qarkullojnë, por objektivi kryesor i Juventusit për repartin ofensiv duket i qartë: rikthimi në Torino i Randal Kolo Muani. Trajneri Luciano Spalletti e pëlqen profilin e tij, ndërsa drejtori Comolli ka përshpejtuar ndjeshëm lëvizjet për sulmuesin francez, i konsideruar i domosdoshëm në këtë fazë të sezonit.
Me Vlahovic dhe Milik të dëmtuar, ndërsa Openda nuk bind, Juves i duhet një sulmues me peshë, edhe pse David po fillon të përshtatet me skemat. Kolo Muani shihet si zgjidhja ideale: mund të alternohet me Davidin ose të luajë përkrah tij kur duhen thyer mbrojtje të mbyllura.
Sipas Tuttosport, Juve po shfrytëzon vështirësitë e lojtarit te Tottenham. Ka pasur kontaktet e para me rrethin e tij dhe dëshira e Kolo Muani për t’u rikthyer është e fortë, pas 10 golave në 6 muaj te bardhezinjtë. Tani pritet dialogu me PSG-në, pronare e kartonit: Juve kërkon huazim, me kosto jo më shumë se 5 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

