Juventus ngulmon për Zaniolon, Roma kërkon në marrëveshje Vrionin

Juventusi kërkon me çdo ngulm talentin e Romës, Nicolo Zaniolo, teksa klubet po diskutojnë se cilët lojtarë mund të përdoren në shkëmbim, për të arritur të ylli italian.

Në skenë për këtë transferim të bujshëm ka dalë edhe emri i Giacomo Vrionit, i cili së bashku me Fabio Mirettin dhe Arthur, mund të përdoren për të arritur te Zaniolo.

Roma e vlerëson Zaniolon për shifrën e 50 deri në 60 milionë eurove. Klubi kryeqytetas do të kërkojë që pjesë e marrëveshjes tëjetë edhe sulmuesi shqiptar, i cili në fakt në merkato vlerësohet rreth 10 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bisedimet po vijojnë, ndërkohë që bardhezinjtë kërkojnë edhe formulën e huazimit me detyrim blerje në bazë të plotësimit të disa kushteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?