Juventus nis përgatitjet për supersfidën me Interin, Zhegrova synon grumbullimin

Numërimi mbrapsht për supersfidën e javës në Serie A, Juventus–Inter, ka nisur. Trajneri i bardhezinjve, Igor Tudor, do të ketë së shpejti të gjithë lojtarët në dispozicion, pasi të kthehen nga angazhimet me kombëtaret.

Të parët që do të zbarkojnë në “Continassa”, ditën e sotme janë Kenan Yildiz (Turqi), Teun Koopmeiners (Holandë) dhe Lois Openda (Belgjikë), të cilët kanë përfunduar tashmë detyrat me përfaqësueset e tyre.

Të martën pritet kthimi i italianëve Manuel Locatelli, Federico Gatti dhe Andrea Cambiaso (i cili megjithatë është i pezulluar për kampionat), si dhe i malazezit Vasilije Adžić.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mërkurën do të bashkohen të gjithë të tjerët: Kephren Thuram, Francisco Conceição, Dušan Vlahović, Filip Kostić dhe Jonathan David, i cili me Kanadanë do të luajë një miqësore në Uells. Në listë do të duhej të ishte edhe Jonas Rouhi, por ai është shumë pranë transferimit te belgët e Ëesterlo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata e dëmtimeve është gjithashtu pozitive: Perin dhe Miretti janë drejt rikuperimit të plotë, ndërsa edhe për Juan Cabal nuk do të duhet të pritet shumë. E vetmja mungesë e sigurt është ajo e zakonshme e Arkadiusz Milik.

Nga ana tjetër, ka lajme të mira për Edon Zhegrovën: kosovari, i cili nuk u grumbullua nga përfaqësuesja për shkak të një problemi në aduktorë që e ka mbajtur jashtë fushe që nga dhjetori 2024, ka lënë përshtypje pozitive në stërvitjet e para në Torino. Ai shpreson të marrë një ftesë për derbin e Italisë, ndonëse për ta parë në formë të plotë do të nevojitet edhe pak kohë.

 

Juventus nis përgatitjet për supersfidën me Interin, Zhegrova synon grumbullimin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?