Juventus nis revolucionin, Bernandeschi ndjek rrugën e Dybala-s
Pas mbylljes së kapitullit Dybala, në shtëpinë e Juventusit po mendojnë për trativat me futbollistët e tjerë që u përfundojnë kontratat. Bëhet fjalë për Juan Cuadrado, Federico Bernardeschi, Mattia De Sciglio dhe Mattia Perin.
Bernandeschi është gati për të firmosur rinovimin me bardhezinjtë dhe me një pagë më të ulët, por propozimi i bërë është shumë më i ulët se pritshmëri e tij. Kjo mund të çojë dhe në largimin e tij drejt një tjetër skuadre, ashtu siç do të bëjë edhe Dybala.
Për Cuadradon nuk pritet të ketë surpriza. Kolumbiani është një xhol i vërtetë për trajnerin Allegri ndaj dhe ai pritet të rinovojë për dy sezone me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me De Sciglion, i cili në fakt ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv.
Në lidhje me Perin ka ende disa dyshime. Portieri duket se ka pranuar që të qëndrojë si i dytë pas polakut, por ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e tij, ndaj dhe një largim nuk do të ishte aspak surprizues. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

