Juventus nis sulmin për Chiesa-n, ja oferta e bardhezinjve

Kemi hyrë në javën e fundit të merkatos së verës, që mund të sjellë disa lëvizje interesante në ditët e fundit. Juventus është një nga skuadrat më aktive, teksa në mediat italiane është zbuluar për nisjen e tratativave për afrimin e Federico Chiesa-s.

Juve ende nuk ka arritur të zhbllokojë merkaton në dalje, të shesë disa lojtarë, që të bëjë goditjen përfundimtare për Chiesa. Sidoqoftë, operacioni i Chiesa është përsëri në rend dite, në shtëpinë bardhezi. Takimet dhe kontaktet me Fali Ramadanin, ndërmjetës i operacionit, vazhdojnë, praktikisht çdo ditë.

Sa i përket marrëveshjes me lojtarin, është e mjaftueshme për ta përmirësuar ofertën e një viti më parë, duke pasur parasysh kontekstin ekonomik. Për Chiesa do të ishte e mjaftueshme një kontratë 5-vjeçare me rreth 4.5 milionë euro neto në sezon.

Juve mund të përballojë në këtë faze vetëm këtë opsion: huazim me të drejtë blerjeje për një shpenzim total prej rreth 50 milionë euro. Fiorentina ndërkohë nuk heq dorë nga kërkesa e saj prej 70 milionë eurosh.

Operacioni mund të zhbllokohet nga shitjet e mundshme të Sami Khedira, Daniele Rugani, Mattia De Sciglio dhe Douglas Costa. Sidomos pozicioni i këtij të fundit është vendimtar. Pa largimin e brazilianit, Juve vështirë se do të jetë në gjendje të blejë Chiesa.

SHKARKO APP