Juventus nuk fiton dot miqësoren e fundit ndaj Standard Liege (VIDEO)
Juventus ka mbyllur fazën përgatitore të miqësoreve para rifillimit të kampionatit. Skuadra bardhezi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën ndaj Standard Liege.
Edhe pse luajti me titullarët në 45-minutat e para, ekipi bardhezi do ta mbyllte në disfatë. Në minutën e 32-të, Danilo dërgoi topin në portën e tij, duke nxjerrë jashtë loje portierin me daljen e tij.
Në pjesën e dytë, edhe pse luajtën të rinjtë, do të barazonin shifrat. Soule do të fitonte dhe kthente në gol një 11-metërsh. Më 4 janar, Juventus do të sfidojë Cremonesen. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

