Juventus nuk heq dorë nga Icardi, ja kë do sakrifikojë në verë për të

Juventus nuk heq dorë nga Icardi, teksa ka gati planin se si do e kryejë këtë operacion. Me këtë skenar kampionët e Italisë kanë ndërmend të përdorin kartën Alex Sandro, që prej kohësh i intereson dhe shumë parisienëve. Afrimi i Icardit, nëse operacioni përfundon me sukses, do të ishte fillimi i rinovimit të repartit sulmues, që ka Higuain e Ronaldo në moshë mbi 30 vjeç.

Mbrojtësi i majtë brazilian do të përdoret si pjesë këmbimi në tratativën për të ulur kuotën fikse për tu paguar tek PSG, e më pas do të zëvendësohet nga Emerson Palmieri. Performancat e Alex Sandro kanë dhënë gjithnjë garanci dhe për bardhezinjtë bëhet fjalë për një sakrificë, por për Maurizio Sarri jo dhe aq, duke qenë se Palmieri është një lojtar që tekniku i Juventus e preferon.

Mauro Icardi është në listën e dëshirave të Juventus prej kohësh, që pas takimit të Wanda Narës me Paratici, përpara se sulmuesi të huazohej tek Paris Saint Germain, por me shumë mundësi tani është koha që argjentinasi të tranferohet në Torino.

SHKARKO APP