Juventus nuk ndalet në merkato, në verë kërkon yllin e Romës

Juventus ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit kjo duke qenë se bardhezinjtë zhgënjyen në gjysmën e parë të sezonit. Në këtë formë, presidenti Andrea Agnelli vendosi të investojë në merkato teksa në skuadër u afrua në një operacion që kap shifrën e më shumë se 100 milionë eurove një nga sulmuesit të spikatur të Serisë A si Dusan Vlahovic.

“Zonja e Vjetër” ia doli të përforcohej edhe në mesfushë falë Deniz Zakaria që mbërriti nga Bundesliga aty ku aktivizohej me skuadrën e Borussia Monchengladbach. Në merkaton e verës objektivi i madh është lojtari i Romës, Nicolo Zaniolo i cili gjithnjë ka pasur pëlqimin e drejtuesve bardhezi por dëmtimet e penalizuan të kishte vazhdimësi.

Tashmë që Zaniolo është rikthyer në fushë dhe po shfaq më të mirën e tij, sërish Juventus i është vënë pas, duke qenë se Allegri e dëshiron 22-vjeçarin prej teknikës së lartë që zotëron. Pengesë mund të përbëjë fakti që ka kontratë deri në vitin 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?