Juventus nuk ndalet në merkato, pas Di Marias kërkon edhe Zaniolon
Juventus po punon mjaft mirë në merkato këtë verë, teksa thuajse ka siguruar shërbimet e Pogba dhe Di Marias pa paguar asnjë cent. Gjithsesi skuadra torineze në fakt dëshiron të shtojë organikën edhe me një tjetër futbollist cilësor, por këtë herë duke paguar.
Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolon, i cili kërkohet nga Allegri për të blinduar repartin e sulmit. Bardhezinjtë kanë ofruar Arthur në këmbim, por verdhekuqtë nuk janë shumë të kënaqur.
Për këtë arsye ekipi torinez është gati që të përfshijë në tratativa edhe Moise Kean, një futbollist që pëlqehet edhe nga Mourinho dhe mund të formojë një dyshe interesante me Abraham. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

