Juventus nxjerr në shitje Nico Gonzalez për 30 milionë euro

Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Nico Gonzalezin. Sipas Tuttosport, klubi bardhezi ka vendosur një çmim rreth 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, shifër që do të ndihmonte në rritjen e buxhetit për afrime të reja gjatë merkatos së verës.

Klubi është në pritje të ofertave konkrete, veçanërisht nga ekipet saudite, të cilat prej kohësh po ndjekin me interes lojtarin. Me largimin e mundshëm të Gonzalezit, Juventusi do të kishte më shumë hapësirë për të realizuar disa lëvizje strategjike, sidomos në repartin ofensiv ku ai luan zakonisht.

Largimi i argjentinasit mund të hapë derën për një marrëveshje të mundshme me Manchester United për Jadon Sanchon, ose të ndihmojë në finalizimin e blerjes përfundimtare të Francisco Conceicaos, një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Igor Tudor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i Nico Gonzalezit me “Zonjën e Vjetër” duket se po shkon drejt fundit, dhe shitja e tij mund të shërbejë si çelësi për të përshpejtuar ndërtimin e Juventusit të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?