Juventus përgatit revolucionin e madh, Del Piero mund të bëhet president i klubit

Juventus mund të bëjë një revolucion të vërtetë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Alex Del Piero i cili u rikthye në stadium pas 10 vitesh mes ovacioneve të publikut, kritikat sociale të Lapo Elkann ndaj Allegrit, deklaratat në favor të Conte nga Evelina Christillin, po paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme.

Andrea Agnelli mund të zëvendësohet në krye të Juventusit. Që në fund të sezonit të kaluar u fol se John Elkann mund të vendosë në vend të tij motrën Ginevra.

Marrëdhëniet mes Del Pieros dhe presidentit aktual nuk janë shumë të mira dhe një largim i Andreas mund ti hapë rrugën ish-legjendës në një post drejtues në klub si president nderi. Për momentin nuk ka asnjë indicie konkrete, teksa dhe vetë Del Piero ende nuk ka folur për këtë temë, por lidhja e tij me tifozët është shumë e fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?