Juventus përmbys Cagliarin me De Ligt dhe Vlahovic, “blindon” vendin e katërt (VIDEO)

Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A dhe blindon vendin e katërt në renditje. Skuadra bardhezi mori një sukses 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj Cagliarit.

Ndeshja në fakt nisi në malore për skuadrën e Allegrit, që e pa veten në disavantazh pas 10 minutash lojë. Joao Pedro realizoi një super gol me një veprim të bukur në hyrje të zonës.

Bardhezinjtë barazuan me Rabiot, por arbitri e anuloi në mënyrë të çuditshme për një prekje të topit me dorë. Gjithsesi në fundin e fraksionit të parë, De Ligt shënon me kokë golin e barazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi torinez dominoi ndeshjen, teksa në minutën e 75-të do të gjente dhe golin e avantazhit me Vlahovic, që shpërblehet për këmbënguljen brenda zonës. Me këtë fitore Juventus mbetet në vendin e katërt me 62 pikë, 8 më shumë se ndjekësja më e afërt që është Roma. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?