Juventus pëson një tjetër humbje në Seria A, Gjimshiti vendos sfidën me asist (VIDEO)

Juventus nuk di të ngrejë kokë as në kampionas. Pas humbjes së thellë në Champions, bardhezinjtë kanë pësuar një disfatë të rëndë në shtëpi ndaj Atalantës, minimalisht 0-1.

Ishte një tjetër ndeshje për t’u harruar nga skuadra e Allegrit që luan keq dhe shfaq probleme thuajse në çdo repart. Ndeshja u vendos nga një asist i Gjimshitit në minutën e 28-të për Zapatën, i cili me një goditje potente arriti që të realizonte.

Juventus tentoi të reagonte në pjesën e dytë me disa mundësi të mira shënimi, por fati nu ishte në anën e tyre. Në fundin e ndeshjes, Dybala do të ndalej nga traversa pas një goditje dënimi. Për tu shënuar edhe dëmtimi i Chiesës dhe Mckennie që shtojnë edhe më shumë problemet për ekipin torinez. Kjo është humbja e pestë sezonale për Juventusin që mbetet në vendin e 8-të. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?