Juventus po projekton një shkëmbim edhe me City-in

Kean, Dybala, por jo vetëm. Tani radhën duket se e ka Cancelo. Plani i shitjeve të Juventusit nuk do të ndalet vetëm te dy super talentet e sulmit. Pas largimit të Moise Kean tek Evertoni për 40 milionë euro (përfshirë bonuset) dhe në pritje të sistemimit të argjentinasit, po bëhet gati një tjetër largim i bujshëm.

 

Joao Cancelo nuk ka bindur aspak në fazën parasezonale, teksa trajneri Sarri duket se preferon një mbrojtës me karakteristika më mbrojtëse. Barcelona është tërhequr nga gara për portugezin, por së fundmi është shtuar interesimi nga Manchester City.

Fillimisht bardhezinjtë kërkonin 55 milionë euro pa përfshirë asnjë futbollistë, por në orët e fundit duket se kanë ndryshuar mendim. Në negociata mund të përfshihet edhe 28-vjeçari brazilian, Danilo, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Portos dhe Real Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP