Juventus pranë rikthimit të Kolo Muani, mungojnë vetëm detajet për zyrtarizimin

Ka dritë në fund të tunelit për rikthimin e Randal Kolo Muani te Juventus. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, edhe pse ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare me Paris Saint-Germain, dy klubet janë shumë pranë akordit. PSG kërkon 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit, por bardhezinjtë kanë ngushtuar ndjeshëm distancën duke bërë disa propozime të reja.

Sipas medieve italianeoperacioni po shkon drejt një huazimi me të drejtë blerjeje që është shumë e lehtë për t’u arritur, praktikisht si një detyrim blerjeje. Edhe pse mungon ende dakordësia totale, te Juventus mbizotëron optimizmi.

Marrëdhëniet mes klubit torinez dhe PSG-së janë shumë të mira, ndërkohë që vetë Kolo Muani dëshiron vetëm një rikthim në Torino, pas gjashtë muajve që kaloi atje dhe pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, PSG do të preferonte një shitje përfundimtare të lojtarit, në mënyrë që të mos zërë një nga vendet e kufizuara për huazimet. Megjithatë, lidhjet e forta mes dy klubeve pritet të çojnë në rikthimin e sulmuesit francez nën urdhrat e Igor Tudor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?