Juventus pranë transferimit të talentit amerikan të Schalkes, McKennie (VIDEO)

Juventus është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Schalkes Weston McKennie. Futbollisti 21-vjeçar pritet të merret në formë huazimi për shifrën e 3.5 milionë euro, ndërkohë që klubi torinez do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 18 milionë euro.

McKennie luan në rolin e mesfushorit si trekuartist dhe ka një teknik për t’u admiruar. Një nga pikat e tij të forta është lufta në ajër, ku edhe ka qenë një ndër lojtarët me përqindjen më të lart të dueleve të fituar në sezonin e fundit.

Në 91 ndeshje në Bundesligë dhe në kompeticionet e tjera ka shënuar vetëm 4 gola, ndërkohë që me Amerikën 6 në 19 ndeshje, tri prej të cilësive në suksesin 7-0 kundër Kubës. Ai ka lindur në Amerikë dhe më pas emigroi në Gjermani, ku i ati punoi si ushtarak. Së bashku me Pulisic është cilësuar si ndër amerikanët më të talentuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP