Juventus projekton sulmin me Vlahovic dhe Kolo Muani, ikin dy sulmues

Lëvizje të shumta priten në repartin ofensiv të Juventusit. Në Continassa drejtuesit kanë nisur të projektojnë sezonin e ardhshëm, me fokus të veçantë te përforcimi i sulmit.

Nga njëra anë, klubi po punon për rinovimin e kontratës së Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, i cili po rikuperohet dhe synon të jetë gati për sfidën ndaj Udineses, është në vitin e fundit të kontratës që skadon në qershor. Sipas raportimeve, ai ka dhënë sinjale pozitive për të zgjatur aventurën e tij në Torino, ndërsa palët vijojnë negociatat.

Megjithatë, drejtuesit bardhezi po punojnë në dy fronte, duke analizuar paralelisht edhe alternativa të tjera për repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes emrave të përmendur është ai i Randal Kolo Muani. Sipas “Tuttosport”, sulmuesi francez mbetet një profil i pëlqyer nga drejtuesit, pasi kishte lënë përshtypje pozitive në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Juventus kishte tentuar ta rikthente edhe në merkaton e janarit, por pa sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse një sulmues i ri afrohet, dy lojtarë aktualë mund të largohen. Gjithnjë sipas mediave italiane, në listën e transferimeve mund të përfshihen Openda dhe Jonathan David, të cilët nuk kanë arritur të bindin plotësisht gjatë këtij sezoni me fanellën bardhezi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?