Juventus redukton pagat e lojtarëve për 4 muaj, kursen 90 milionë euro
Juventus është klubi i parë që ka arritur marrëveshjen me futbollistët për reduktimin e pagave për shkak të emergjencës së koronavirusit. Klubi bardhezi njoftoi në një deklaratë për mediat se ka arritur një akord me lojtarët dhe trajnerin.
Lojtarët e kampionëve të Italisë do të marrin paga të reduktuara në muajt mars, prill, maj dhe qershor, duke i kursyer klubit 90 milionë euro.
Në rast se kampionati do të rinisë gjatë kësaj periudhe, klubi torinez do të ulet sërish në tavolinë me futbollistët për të diskutuar për pjesën që duhet t’u paguajë. Deri më tani asnjë klub tjetër në Itali nuk e ka marrë këtë hap për reduktimin e pagave. /R.Lika-Koha Jone/