Juventus refuzoi një super ofertë nga Liverpooli për Demiral

Merkato e dimrit nuk solli asnjë goditje në shtëpinë e Juventusit, por drejtorit sportiv Paratici i është dashur që të mbrohet deri në fund për tu mbrojtur nga sulmet ndaj yjeve të saj. Liverpooli tentoi deri në minutat e fundit që të rrëmbente një mbrojtës.

Bëhet fjalë për Merih Demiral, për të cilin ofroi 57 milionë euro, duke marrë në konsideratë faktin që Matip dhe Van Dijk kanë mbyllur sezonin për “The Reds”.

Pavarësisht kësaj oferta, klubi bardhezi vendosi që t’u thonte “jo”. Pavarësisht se ka pasur pak hapësira, Juventus dhe Pirlo vendosën që ta mbanin, duke e parë si një mbrojtës të prespektivës duke parë dhe moshën e Bonuccit dhe Chiellinit.

Pas refuzimit Liverpooli vendosi që të transferonte Ozan Kabak në formë huazimi me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 30 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP