Juventus rikthehet në sulm për Icardin, ja strategjia e bardhezinjve
Juventus dhe mbi të gjitha Paratici nuk e kanë harruar Rey manaj. Madje në javën e fundit në shtëpinë bardhezi janë rikthyer problemet e vjetra. Goli i fundit i shënuar nga Higuain daton në 6 janar, ndaj dhe skuadra torineze po sheh mundësinë për të afruar sulmuesin argjentinas gjatë verës së ardhshme.
Marotta për të shmangur paktin mes Wanda-s dhe Paraticit vendosui që ta dërgonte te PSG në formë huazimi me të drejtën e blerjes për 70 milionë euro. Deri më tani ka prekur shifrën e 18 golave sezonalë, ndonëse në 6 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një herë.
Në Francë nuk duken të bindur për të paguar 70 milionë euro për Icardin, kjo edhe për shkak të raportit të tij të vështirë me Neymar dhe yje të tjerë të klubit kryeqytetas, ndaj Paratici po studion mundësitë për ta veshur argjentinasin bardhezi. Kështu sipas mediave italiane, drejtuesit e Juves duan të shmangin çdo kontakt me Interin dhe për këtë arsye i kanë kërkuar Leonardos që të paguajë 70 milionë eurot për Icardin dhe më pas të negociojnë transferimin e tij te bardhezinjtë.
Në këtë pikë drejtuesi brazilian është shprehur i gatshëm, por me kushtin që në marrëveshjen e kalimit të Icardit në Torino, të përfshihet edhe transferimi i Miralem Pjaniç te kampionët e Francës, pasi boshnjaku është një preferencë e hershme e Leonardos. Juventus nuk do të mbesë zbuluar në mesfushë, pasi do të transferojë Jorginhon, ndërkohë që ka siguruar Kulusevskin. Objektivi tjetër mund të jetë një mes Chiesa-s dhe Tonalit.