Juventus “ripërqafon” Ronaldon, Santos e thërret te Portugalia
Cristiano Ronaldo rikthehet te Juventusi. Kampioni portugezu paraqit në Continassa për seancën e parë stërvitore, pasi u kthye nga Portugalia të dielën në mbrëmje.
Ai më pas do të kthehet në vendlindje brenda disa javësh, pasi trajneri Fernando Santos e ka thirrur për ndeshjet kundër Kroacisë (në Porto) dhe Suedisë (në Solna), të planifikuara për 5 dhe 8 shtator, të vlefshme për fazën e grupeve të Nations League, kompeticion në të cilin luzitanët por mbretërojnë si kampionët e parë.
Cristiano është i gatshëm të fillojë vitin e tij të tretë tek Juventusi dhe do ta bëjë këtë me trajnerin e tretë në pankinë. Pas Allegrit dhe Sarrit, i vjen radha Andrea Pirlos për të udhëhequr 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.