Juventus rrëmben trofeun e 15-të të Kupës së Italisë, mund Atalantën e Gjimshitit (VIDEO)

Juventus është fitues i Kupës së Italisë për sezonin 2023-2024. Skuadra bardhezi triumfoi 1-0 në finalen ndaj Atalantës të luajtur në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Ishte një ndeshje e integruar në mënyrën më të mirë të mundshme nga skuadra torineze, të cilën e zhbllokoi që në minutën e 4-t. Vlahovic pasi mori një top nga Cambiasso bën gjithçka mirë përballë portierit.

Atalanta tentoi të reagonte, por në pjesën e dytë do të ndalej nga shtylla. Juventus shënoi sërish me Vlahovic, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Në fund Miretti u ndal nga traversa, ndërkohë që ekipi bardhezi mori trofeun e 15-të në Itali të Kupës, si askush tjetër. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP