Juventus sfidon Barcelonën, bën ofertë zyrtare për Depay-in

Memphis Depay ka refuzuar të gjithë ofertat e Lyonit për rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. Në verë ai do të jetë një futbollist i lirë, ndaj dhe klubet e mëdha si Juventus, Barcelona dhe Dortmund kanë nisur të bëjnë ofertat e para për të.

Sipas mediave italiane, Juventusi ka bërë hapa konkretë këtë javë, pasi i ka paraqitur menaxherit të Depay edhe një ofertë zyrtare, teksa bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro neto në sezon. Ndonëse oferta është mjaft joshëse, favoritja kryesore për të marrë shërbimet e Depay mbetet Barcelona, pasi sulmuesi holandez ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Ronaldo Koeman dhe do të donte të punonte sërish me të.

Edhe vetë Koeman e ka shprehur disa herë dëshirën për të marrë shërbimet e holandezit, pasi ka pranuar se Barcelonës i mungon një sulmues me cilësitë e tij, që të dijë të sulmojë hapësirat dhe t’i japë thellësi skuadrës. Ky është sezoni i katërt dhe i fundit që Memphis Depay luan me Lyonin, teksa ka zbritur në fushë plot 164 herë dhe ka shënuar 68 gola në të gjithë kompeticionet zyrtare me klubin francez.

SHKARKO APP