Juventus sfidon Guardiolën, hidhet në sulm për “bishën” e Wolves

Adama Traore është dëshira e fundit e skuadrës së Juventusit. Futbollisti spanjoll me origjinë nga Mali, i rritur te të rinjtë e Barcelonës, ka arritur që të shkëlqejë te skuadra e Wolverhampton. Manchester City dhe Barcelona prej javësh kanë shprehur interesim për lojtarin e njohur, ndërkohë që në javët e fundit është futur në tratativa edhe Fabio Paratici.

Mesfushori i krahut të djathtë ka një fizik të jashtëzakonshme dhe gëzon një teknik shumë të mirë. Këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 9 asist. Ai dëshiron që të luajë në Champions League, dhe duket se sezoni i ardhshëm do të jetë momenti i duhur për të debutuar.

Në vitin 2018 u ble për 20 milionë euro nga Wolves, ndërkohë që tashmë kushton plotë 80 milionë euro. Edhe pse për momentin bëhet fjalë vetëm për një mundësi, nuk mund të përjashtohet as një transferim i tij gjatë verës në Torino. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP