Juventus sfidon PSG dhe Milanin për të rrëmbyer Renato Sanches

Shtohen skuadrat pretendente për të transferuar Renato Sanches këtë verë. Mesfushori dukej shumë pranë kalimit te klubi kuqezi, por përfshirja e PSG-së ka ndryshuar gjithçka.

Në orët e fundit, sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, një tjetër klub italian, që do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm ka shfaqur interes për lojtarin.

Juventusi duket se është skuadra, teksa është në kërkim të një mesfushori pasi pritet të largohen Arthur dhe Rabiot. Sanches shihet si zgjedhja e duhur për t’i dhënë një tjetër ritëm mesfushës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?