Juventus shton presionin, kërkon Scamacca-n në janar
Juventus është në kërkim të një sulmuesi për në janar. Provat aspak bindëse të Kaio Jorge kanë bindur drejtuesit që të hidhen në sulm për një tjetër bomber. Së fundmi Massimiliano Allegri ka piketuar Scamacca-n, të cilin skuadra torienze e ndjek prej kohësh.
Pas Interit që e kërkon për sezonin e ardhshëm dhe Milanit që e sheh si një pasues të Ibrës, ekipi torinez futet në garë për shërbime e sulmuesit. Në javët e fundit, sulmuesi i Sassuolos ka gjetur golin në vazhdimësi duke merituar edhe një ftesë nga Mancini.
Gjithçka do të varet edhe nga Vlahovic, i cili mbetet objektivi primar në fazën e sulmit, por që Fiorentina nuk ka ndërmend ta lërë të lirë që në janar. Duke mbetur te e ardhmja, Federico Gatti, do të jetë një përforcim në mbrojtje, por që do të dërgohet në formë huazimi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

