Juventus shumë pranë David, mungojnë vetëm detajet e fundit

Plani i Juventusit për të përforcuar skuadrën e Igor Tudor është i qartë: fillimisht Jonathan David dhe më pas Jadon Sancho. Sulmuesi kanadez është shumë pranë transferimit te bardhezinjtë, pasi ka arritur marrëveshje personale për kontratën me klubin italian. Më 30 qershor ai do të jetë zyrtarisht lojtar i lirë, duke mbyllur përfundimisht aventurën me Lille, dhe kjo ka hapur rrugën për afrimin e tij në Torino.

Sipas Corriere dello Sport, palët janë duke punuar për detajet e fundit, përfshirë bonusin e firmës, që fillimisht ishte kërkuar 15 milionë euro, por tani po negociohet për një shumë më të arsyeshme. Pika më delikate mbetet ajo e komisioneve për agjentët, me Juventusin që e konsideron të ekzagjeruar kërkesën fillestare prej 15 milionësh dhe po përpiqet të ulë këtë shifër.

Në aspektin financiar, sulmuesi do të përfitojë 6 milionë euro në sezon plus 2 milionë bonuse, shifra që përmbush kërkesat e tij fillestare dhe që do të vlejë për një kontratë tre ose 4-vjeçar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
Juventus shumë pranë David, mungojnë vetëm detajet e fundit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?