Juventus s’ka frikë nga plakja, bën gati rinovimet me 3 veteranë
Drejtuesit e Juventusit kanë filluar të mendojnë tashmë për planet e skuadrës për sezonin e ri. Duke përfituar edhe nga ndërprerja e kampionatit momentalisht, drejtuesit e klubit kanë nisur diskutimet për rinovimin e kontratës me tre prej futbollistëve që janë të lidhur me klubin bardhezi deri në fund të këtij sezoni.
Bëhet fjalë për portierin Gianluigi Buffon, i cili do të vijojë të jetë numri dy i portës, pavarësisht viteve të shumta mbi supe, pasi sa herë që ka luajtur, ka dhënë garanci me formën e tij të mirë dhe pritjet e sakta.
Futbollisti tjetër që do të rinovojë, është edhe lideri i prapavijës, Giorgio Chiellini, i cili këtë sezon qëndroi për një kohë të gjatë në infermieri, për shkak të një operacioni në gju, ndërsa tani është gati për të zbritur edhe një sezon në fushë.
Edhe mesfushori francez Blasé Matuidi duket se ka bindur me paraqitjet e tij, ndaj edhe për këtë të fundit do të ketë një tjetër kontratë, këtë herë të vlefshme për dy sezonet në vijim, duke parë edhe moshën më të re të tij.