Juventus synon fitoren në Norvegji, Spalletti: Na pret sfidë e vështirë!

Për Juventusin ka ardhur momenti i së vërtetës. Me vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e para të fazës së grupeve, sfida e sotme ndaj Bodo Glimt, në “Aspmyra Stadion”, përfaqëson shansin e fundit për të qëndruar në garë për kualifikim. Edhe trajneri Luciano Spalletti e pranon se ndeshja është një mision i vështirë, i kushtëzuar jo vetëm nga momenti i dobët i ekipit, por edhe nga terreni dhe klima norvegjeze.

Tekniku bardhezi kërkoi qetësi rreth ambientit: “Skuadra ka marrëdhënie të forta brenda. Duhet mbështetje, jo britma. Jemi të vetëdijshëm për situatën, por grupi është i fortë.”

Spalletti komentoi edhe për formën e Kenan Yildiz: “Yildiz nuk ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme, por pushimi është pjesë e lojës. Sot do të ndryshoj disa lojtarë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku paralajmëroi se Bodo Glimt është kundërshtar që “di t’i zërë hapësirat” dhe kërkoi përqendrim maksimal në mbrojtje për të mos lënë boshllëqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spalletti pranoi problemet teknike që u panë ndaj Fiorentinës, duke theksuar se sot sfida do të jetë edhe më e komplikuar: “Fusha sintetike sjell vështirësi reale. E kam përjetuar këtë gjatë pesë viteve në Rusi. Duhet ritëm, saktësi në pasime dhe qasje teknike perfekte.”

Juventusi kërkon t’i japë fund krizës pikërisht në një nga fushat më të vështira të Europës veriore. Spalletti përfundoi: “Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Duam t’i luajmë këto sfida, sepse vetëm kështu rritemi dhe marrim vlerësimet që meritojmë.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?