Juventus synon të transferojë një tjetër sulmues nga PSG
Juventusi ka zyrtarizuar emërimin e Damien Comolli-t si drejtor i ri i përgjithshëm, por pozicioni i drejtorit sportiv mbetet ende bosh. Një boshllëk që bëhet gjithnjë e më problematik, duke qenë se merkatoja e verës po afron me shpejtësi dhe sezoni i ri 2025-26, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, është në horizont.
Në këtë situatë, bardhezinjtë rrezikojnë të nisin sezonin pa një qendërsulmues titullar. Ndërkohë, emri i Randal Kolo Muani-t mund të rikthehet sërish në vëmendje si një alternativë e mundshme. Megjithatë, objektivi kryesor i klubit mbetet të sigurojë një sulmues që garanton të paktën 20 gola në sezon – një profil vendimtar për ambiciet e Juventusit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Njëra prej tyre është Viktor Gyokeres, një opsion ambicioz dhe shumë i kushtueshëm, ndërsa një tjetër është Mateo Retegui, i cili do të përfaqësonte gjithashtu një përforcim me pasaportë italiane, diçka që mund të ndihmojë edhe në kuotat për lojtarët vendas.
Por në orët e fundit ka dalë në pah një emër i ri me forcë: Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez është drejt largimit nga Paris Saint-Germain, skuadër që sapo ka fituar Ligën e Kampionëve. Në finalen e zhvilluar në Mynih, Ramos u aktivizua vetëm në minutat e fundit, por edhe pse ka pasur një rol dytësor gjatë sezonit, statistikat e tij janë të rëndësishme: 18 gola në të gjitha kompeticionet, me vetëm 16 ndeshje si titullar.
KOHA JONË SONDAZH

