Juventus thërret “të arratisurit”, por Ronaldo mbetet i bllokuar në Portugali
Juventus ka thërritur futbollistët që janë jashtë Italisë pas deklaratave për t’u rikthyer pas miratimit për nisjen e stërvitjeve individuale. Gjithsesi problemet nuk mungojnë, teksa Ronaldo ka mbetur ka mbetur i bllokuar në Madeira, nga kufizimet e fluturimit të vendosura nga autoritetet portugeze.
Lajmi u konfirmua nga transmetuesi televiziv TVI, duke pohuar se avioni personal që duhet të sjellë përsëri sulmuesin në Torino është bllokuar në këto orë në Madrid. Zbritja pritet të bëhet në Funchal, kryeqyteti i ishullit Madeira, por planet e fluturimit kanë dështuar tre herë.
Nëntë të huajt që janë akoma jashtë Italisë – përveç Cristiano Ronaldos janë Alex Sandro, Danilo, Douglas Costa, Higuain, Khedira, Rabiot, Szczesny dhe de Ligt. Juve nuk ka kërkuar një datë të saktë në të cilën duhet të kthehen, por ata duhet të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë në shtëpi. /R.Lika-Koha Jone/